Partia Demokratike e Kosovës (PDK) synon të qeverisë me Gjilanin; komunën të cilën e kishte humbur katër vjet më parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). E për ta rikthyer fitoren në këtë komunë, PDK ka kandiduar një protagonist të “Dosjes së Shefave”.
Zenun Pajaziti, i cili – siç është dëshmuar në aferën e përgjimeve “Dosja e Shefave” – së bashku me Adem Grabovcin përzgjidhte njerëz të afërt me partinë e tij për t’u emëruar anëtarë bordi në ndërmarrjen e ujësjellësit rajonal të Gjilanit, është kandidati i PDK-së në Gjilan.
Më 22 tetor të këtij viti, kur do mbahen zgjedhjet lokale, Pajaziti ka thënë se synon që të qeverisë për katër vitet e ardhshme në Gjilan.
Pajaziti u ka premtuar qytetarëve të Gjilanit trajtim të mirë gjatë qeverisjes së tij. Ka kritikuar qeverisjen e Lutfi Hazirit.
“Më 22 tetor do t’i japim fund periudhës së izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës. Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje”, ka thënë Pajaziti.
Përveç Zenun Pajazitit, në Gjilan janë konfirmuar edhe kandidaturat e Sami Kurteshit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lutfi Hazirit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). /Insajderi.com
Dosja e Shefave XXVIII: Biseda që mund ta çojë në burg Zenun P…
Dosja e Shefave XXVIII: Biseda që mund ta çojë në burg Zenun Pajazitin http://bit.ly/DosjaeShefaveXXVIII
Posted by Insajderi on Wednesday, 5 October 2016