PDK refuzon ta pranoi exit polin, thotë se ka fituar në Mitrovicë

19.11.2017 20:18
PDK refuzon ta pranoi exit polin, thotë se ka fituar në Mitrovicë

Edhe pse Exit Poll-i nxori fitues në Mitrovicë Agim Bahtirin e AKR-së, Partia Demokratike po vazhdon të thonë se në këtë komunë ka fituar kandidatja e tyre, Valdete Idrizi.

Shefi i përgjithshëm i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Mitrovica hynë në komunat të cilat i ka fituar PDK-ja.

Tahiri ka treguar se sipas të dhënave të mbledhura nga PDK-ja nuk përkojnë me Exit Pollin e publikuar. Ai thotë se Valdete Idrizi do të jetë kryetare e Mitrovicës edhe pse rezultatet e sondazhit nxorën fitues Agim Bahtirin.