PDK pretendon se e di arsyen përse “kriminelët e VV-së e rrahën bashkëshorten e Stavilecit”

PDK pretendon se e di arsyen përse “kriminelët e VV-së e rrahën bashkëshorten e Stavilecit”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit.

Në konferencën për shtyp të PDK-së, nënkryetari i kësaj partia, Uran Ismaili deklaroi se “kriminelët e Vetëvendosjes” e rrahën bashkëshorten e anëtarit të PDK-së për shkak se Blerand Stavileci nuk mendon sikurse ata.

Madje, nënkryetari i PDK-së ka treguar arsyen e tij përse sulmuesit e rrahën bashkëshorten e Blerand Stavilecit, Vitoren.

“Sulmuesit i kanë dërguar mesazh të qartë Blerandit, duke i thënë të mos flet më, se ai ka folur shumë dhe se të shohim nëse ai do të flet pas këtij sulmi”, ka thënë Ismaili.

PDK akuzoi Vetëvendosjen për mungesë të demokracisë. /Insajderi.com