PDK: Po mundohen ta përmbysin rezultatin në Mitrovicë

PDK: Po mundohen ta përmbysin rezultatin në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se disa njerëz të partive të tjera po mundohen ta përmbysin rezultatin e zgjedhjeve në Komunën e Mitrovicës, përmes veprimeve të jashtëligjshme.

Në një konferencë për shtyp, anëtari i Kryesisë së PDK-së Abelard Tahiri tha se ky rast është shqetësues. Tha se dega e PDK-së në Mitrovicë ka lajmëruar organet kompetente.

“Shqetësuese e kemi rastin në Mitrovicë, ku PDK, Dega në Mitrovicë ka raportuar fenomenin e ‘Trenit Bullgar’ prej humbësve të pashpresë, të cilët po mundohen ta përmbysin rezultatin”, ka thënë Tahiri.

PDK tha se janë evidentuar pak parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve lokale.

“Ato pak parregullsi që janë evidentuar nga anëtarët e Partisë Demokratike, janë dërguar në organet kompetente. Jemi të bindur se organet përgjegjëse janë duke u marrë me këtë proces”, deklaroi Tahiri. /Insajderi.com