
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka thënë se “është problem i Behgjet Pacollit” nëse nuk dëshiron të formojë koalicion me PDK-në.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-në në Prishtinë, Haliti ka komentuar deklaratën e Pacollit se “nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, por me të nominuarin për kryeministër, Ramush Haradinaj.”
“Nuk e di, është problem i tij”, tha Haliti.
Haliti ka thënë se “së shpejti” do të vijnë lajme të mira nga PDK-ja. /Insajderi.com