PDK është e pajtimit për krijimin e një qeverie gjithëpërfishirëse

PDK është e pajtimit për krijimin e një qeverie gjithëpërfishirëse

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se edhe një qeveri gjithpërfshirëse do të ishte më e mirë sesa mbajtja e krijimit të institucioneve në gjendje të ngrirë.

Ai ka deklaruar se është përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bëjnë hapa në këtë drejtim, në mënyrë që proceset e vendit të mos mbeten të bllokuara, njofton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, sa i përket afateve kushtetuese për formimin e institucioneve, Bajrami ka theksuar se jemi brenda afateve dhe se vendi mund të shkojë në zgjedhje, potencialisht, vetëm nëse konstituohet kuvendi, ose dështon formimi i qeverisë.

“Brenda afatit konstitues është thirrur mbledhja e kuvendit dhe në këtë moment ndalen afatet, që mbyllen me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Depuetët kanë mandat fuqiplotë nga momenti i verifikimit të mandateve, por për të qenë funksional kuvendi duhet që të zgjidhen organet e tij”, ka thënë Bajrami.

“Më mirë që të kemi qeveri teknike, me mandat të limituar, me program të limituar, sesa të bllokohet shteti. Duhet të zhbllokohet situata në mënyrë që të tregohet se mund të gjejmë zgjidhje”, ka thënë ai. /Insajderi.com