PDK nominon Sabiha Shalen për kryetare të Pejës

PDK nominon Sabiha Shalen për kryetare të Pejës

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar për kandidate për kryetare të Komunës së Pejës, Sabiha Shala.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Shala ka shkruar se “ju garantoj se do të punoj me ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë për qytetin tonë të bukur Pejën, ashtu siç e meritojnë qytetarët e saj të ndershëm, bujar dhe fisnik”.

Kandidatja e PDK-së, ka bërë thirrje të gjitha “femrave që t’i bashkëngjiten projektit tonë të përbashkët për një Pejë me mundësi për të gjithë, me plotë potencial për avancimin e pozitës se femrës në shoqër, projekt ky i cili do të bazohet në konsultimet që të zhvillohen me çdo lagje dhe fshat të qyteti të Pejës”.

Ajo është shprehur se “Me prioritet të lartë do të punohet për rritjen e perspektivës së të rinjëve; përmirësimin dhe avansimin e infrastrukturës socio-ekonomike të Pejës, përfshirë zhvillimin e mëtejmë të arsimit, kulturës, sportit, shëndetësisë; krijimin e kushteve sa më të mira për invalidë të luftës”.

PDK-ja sivjet ka kandiduar tri femra për kryetare të komunave. /Insajderi.com