PDK në Prishtinë nuk ka version zyrtar rreth ndërtimit të Xhamisë së re në Dardani

PDK në Prishtinë nuk ka version zyrtar rreth ndërtimit të Xhamisë së re në Dardani

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ende një version zyrtar nëse ky subjekt politik do ta mbështes apo jo dhënien e lejes për ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë.

Asamblisti i PDK-së në Prishtinë Lirak Çelaj i kontaktuar nga Insajderi ka thënë se ai dhe partia e tij nuk kanë ende një version zyrtarë në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kemi ende një version zyrtar për këtë çështje por shumë shpejt do të dilet me një version zyrtar”, ka thënë Çelaj.

Në anën tjetër aj ka shprehur përkrahjen për komunitetin mysliman për të kërkuar një objekt fetar ku do të mund të i kryenin ritualet fetare.

“Po unë besoj që është e drejt e tyre sepse është e nevojshme, ka një nevojë të madhe për një objekt të tillë në Prishtinë”, ka thënë Çelaj për Insajderin.

“Bashkësia Islame e Kosovës ditë më parë bëri të ditur për Insajderin se brenda 15 ditëve, në Kuvendin Komunal do të prezantohet plani për lejen e ndërtimit të kësaj xhamie./Insajderi.com