PDK i çon “selam” prokurorisë: Qemajl Mustafa është i pastër

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka deklaruar se akuzat ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe zyrtarëve tjerë komunal janë plotësisht të pabaza dhe të pa qëndrueshme. Ata thonë se puna e PDK-së në Gjilan është hetuar edhe më parë nga prokuroria dhe EULEX-i, por që nuk janë gjetur shkelje ligjore.

PDK i çon “selam” prokurorisë: Qemajl Mustafa është i pastër

Përmes një komunikate për medie, PDK tregon se qytetarët e Gjilanit e njohin punën e pastër të bërë nga Qemajl Mustafa, i cili sipas tyre, ka arritur suksese të pamohueshme në realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve të Gjilanit.

PDK në Gjilan i bën të ditur prokurorisë që Qemajl Mustafa është hetuar më parë edhe nga EULEX-i, por që nuk ka rezultuar asnjëherë i përfshirë në shkelje ligjore.

“Ne jemi plotësisht të bindur se qeverisja gjashtë vjeqare e PDK-së në Gjilan, në punën e saj ka respektuar të gjitha procedurat dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kjo është dëshmuar edhe përmes disa hetimeve tjera që janë bërë në të kaluarën nga Prokuroria dhe EULEX-i dhe asnjëherë deri më tani, nuk është gjetur ndonjë dëshmi për shkelje ligjore apo korrupsion”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan është e befasuar me rastin e ngritjes së aktakuzave ndaj ish kryetarit të komunës dhe zyrtarëve tjerë komunal, për të cilat beson që janë plotësisht të pabaza dhe të paqëndrueshme”, deklaron PDK, dega në Gjilan.

PDK thotë se qytetarët e Gjilanit e njohin punën e ish-kryetarit të tyre, dhe besojnë në të.

“Qytetarët e Gjilanit e njohin shumë mirë punën e pastër të bërë nga qeverisja e Qemajl Mustafës, ku me devotshmëri e profesionalizëm të zyrtarëve komunal, kanë arritur suksese të pamohueshme në realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës i bënë thirrje instistucioneve të drejtësisë që pa ndikime politike të kryejë detyrën e saj, duke ofruar edhe gadishmërinë tonë për bashkëpunim institucional, në mënyrë që sa më parë të sqarohen dhe të përfundojnë këto procese ligjore”, përfundon komunikatën e saj dega e PDK-së në Gjilan. /Insajderi.com