PDK konfirmon se është afër koalicionit në Prizren

PDK konfirmon se është afër koalicionit në Prizren

Sonte në emisionin në Express, i ftuar ka qenë Shaqir Totaj, kandidat i PDK-së për Prizrenin. Ai ka folur rreth koalicioneve për balotazhin.

Shaqir Totaj ka treguar se është duke finalizuar marrëveshjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe nesër pritet të formohet zyrtarisht koalicioni.

Totaj, ka komentuar marrëveshjen e krijuar në kampin tjetër dhe përkrahjen e partive tjera që po merr kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka.

Kandidati i PDK-së tregon se minoritetet në Prizren e përkrahin atë, ndërsa edhe me AAK-në pritet që nesër të konkretizohet gjithçka.