PDK konfirmon dakordimin me LDK-në për Prishtinën: Ka qenë një angazhim i madh i yni

22.11.2017 20:28
PDK konfirmon dakordimin me LDK-në për Prishtinën: Ka qenë një angazhim i madh i yni

Për herë të parë, PDK e pranon se e përkrahën Arban Abrashin për kryetar të Komunës së Prishtinës, në balotazhin e së dielës.

Abelard Tahiri, i ftuari i radhës i Fidan Jupollit në Gazetën Express, thotë se mbështetjen, partia e tij zgjodhi që të ja jep Arban Abrashit të LDK-së, ashtu siç pranon se të njëjtën e bënë për Shpend Ahmetin në vitin 2013.

“Koalicionet që kanë ndodhë kanë qenë mes degëve në këtë rast dega në Prishtinë e ka përkrahur Abrashin, ka pas një angazhim që të largohet kjo qeverisje e kriminalizuar, që të largohen këtë njerëz që e kanë keqpërdorur jashtëzakonisht shumë taksa paguesit në Prishtinë.

“E kemi përkrahur Arbanin dhe shpresojmë që në numërimin e votave do të fitojë. ka qenë një lloj dakordimi me kandidatin e LDK, zotëri Abrashin, ka qenë një angazhim i madh i strukturave tona”, ka thënë Tahiri.