PDK: Komuna e Prishtinës shkeli ligjin për blerjen e autobusëve

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë e ka akuzuar Komunën e Prishtinës për manipulim me tenderin për blerjen e 51 autobusëve.

Triumf Sadikaj anëtar i kryesisë së PDK-së në Prishtinë përmes një konference për media ka thënë se i janë drejtuar Agjencionit Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik rreth dy çështjeve që sipas tyre janë kontestuese në tenderin e Komunës së Prishtinës.

Sipas tij në komision për përzgjedhjen e kompanisë fituese ishte i përfshirë edhe Dardan Sejdiu, “i cili është staf politik, dhe kjo me ligj nuk lejohet”.

Sadikaj gjithashtu ka thënë  se tenderin e ka fituar kompani e cila ka qenë më e shtrenjtë për 1.1 milion euro se ofertuesit e tjerë. /Insajderi.com