PDK: Komuna e Prishtinës shpenzoi 3 milionë euro për të punësuar protestuesit

PDK: Komuna e Prishtinës shpenzoi 3 milionë euro për të punësuar protestuesit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka publikuar një video përmes së cilës thotë se denoncohet mënyra e “shpërblimit të dhunës” që kanë shkaktuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër protesta.

Në video shihen me fotografi dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes nga komuna të ndryshme që, sipas PDK-së, janë punësuar nga në Komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti i VV-së.

Punësimi i rreth 500 militantëve të Vetëvendosjes në Komunë të Prishtinës, sipas degës së PDK-së në Prishtinë, i ka kushtuar buxhetit të komunës rreth tre milionë euro.