PDK kërkon shkarkimin e Kryesueses së Kuvendit në Lipjan

PDK kërkon shkarkimin e Kryesueses së Kuvendit në Lipjan

Në krye të kuvendit komunal të Lipjanit, Partia Demokratike nuk po e do Vlora Hajnunin.

Asamblistët e PDK-së nuk janë të kënaqur se si kryesuesja po i udhëheqë seancat e këtij institucioni, shkruan Klan Kosova.

Ndërsa sipas Hajnunit janë asamblistët e PDK-së ata që po e pengojnë punën e saj, madje edhe për shkak të gjinisë.

“Ndoshta edhe ky presioni që po bëjnë tani është pikërisht rezultat i kësaj, megjithatë unë po u tregoj atyre dhe publikut se edhe një femër mund ta kryej secilën punë të shtetit”, ka thënë Hajnuni.

E ligji për vetëqeverisjen lokale si dhe udhëzimi administrativ për procedurën e zgjedhjes së kryesuesit të kuvendit të komunës nuk ka rregulluar procedurën e shkarkimit të kryesuesit.

Sipas Ministrisë së Administrimit e Pushtetit Lokal në mungesë të saj me shumicë votash vendimet e kuvendit mund të aprovohen, përfshirë edhe shkarkimin e kryesuesve. /Insajderi.com