PDK kërkon rinumërim të votave në Prizren dhe Rahovec

21.11.2017 15:17
PDK kërkon rinumërim të votave në Prizren dhe Rahovec

PDK-ja ka kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Komunën e Prizrenit, pasi siç thonë ata ka pasur shkelje të mëdha dhe mospërputhje të procesverbaleve të rezultateve.

Në një konferencë për media të kësaj partie është thënë se në katër klasë të vendvotimit në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren, janë evidentuar parregullsi të mëdha si lejimi për të qëndruar në klasë të personave të panjohur dhe të paautorizuar dhe për më tepër edhe lejimi i tyre për të votuar në emër të personave tjerë.

“Në mbrëmje është hasur edhe dëmtim në kuti të votimeve, dhe ndërhyrje në procesverbalin e rezultateve”, u tha ndër të tjera në konferencën në të cilin foli Kujtim Gashi.

Rinumërim, PDK-ja ka kërkuar edhe për disa vendvotime në Rahovec.