PDK kërkon që Veseli të zgjidhet formalisht pa diskutime nëse është i përshtatshëm

PDK kërkon që Veseli të zgjidhet formalisht pa diskutime nëse është i përshtatshëm

Arsim Bajrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar koalicionin LAA dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për atë që këto dy grupacione politike e kanë akuzuar PDK-në gjatë kësaj kohe: blerje kohe.

Sipas Bajramit, LAA dhe Vetëvendosje nuk është se kanë arritur ndonjë unitet dhe krejt ngecjet në themelimin e institucioneve po e bëjnë për të blerë kohë.

Më pas Bajrami ka propozuar një marrëveshje gjentelmene.

“Mos të diskutojmë se kush është i përshtatshëm dhe kush i papërshtashëm por ta votojmë formalisht dhe të vazhdojmë tutje”, ka thënë Bajrami në televizionin publik.

Sipas tij, është e papranueshme që LAA dhe VV të mos diskutojnë  me Haradinajn.

“Ne po bisedojmë me Serbinë e jo mes vete. Pse të mos diskutohet me Haradinajn”, ka thënë ai./Insajderi.com