Partia Demokratike e Kosovës, gjatë konventës së mbajtur sot ka kërkuar tre vende për diasporën në Parlamentin e Kosovës.

“Pas një debati të" />

PDK kërkon që diaspora t`i ketë tri ulëse në Parlament

PDK kërkon që diaspora t`i ketë tri ulëse në Parlament

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë konventës së mbajtur sot ka kërkuar tre vende për diasporën në Parlamentin e Kosovës.

“Pas një debati të gjerë, anëtarët e Konventës miratuan plotësimin dhe ndryshimin e statutit. Në vazhdim u lexua dhe aprovua deklarata politike, duke inkorpuruar në të edhe propozimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që në atë deklaratë të fuqizohet roli i diasporës, duke qenë e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga tre deputetë të diasporës”, thuhet në deklaratën e PDK’së.

Mirëpo, kjo parti s’ka treguar se si do të zbatohet kjo ide pasi kërkon ndryshime kushtetuese. Aktualisht, asnjë deputet s’është paraparë të shkojë drejtpërdrejt në Parlament nga diaspora përpos deputetët e pakicave që i kanë vendet e rezervuara.