PDK-ja zgjedh nënkryetarin organizativ të partisë

PDK-ja zgjedh nënkryetarin organizativ të partisë

Partia e Kadri Veselit e ka zyrtarizuar, Bajrush Xhemajlin, si nënkryetar organizativ të PDK-së. Këtë njoftim e kanë dhënë pas Konventës, në të cilën kanë bërë edhe disa ndryshime në Kryesinë e kësaj partie.

“Bajrush Xhemajli, nënkryetar organizativ i PDK-së, falenderoi të gjitha strukturat nëpër degët e PDK-së, ndërsa Justina Shiroka Pula, kryetare e Gruas Demokratike,  pohoi se lidershipi i PDK-së, bashkë me kryetarët e Degëve, të angazhohet që të zbatohet vendimi i kryetarit dhe strukturave drejtuese të partisë, për rritjen e përqindjes së gruas në kuotën 40 përqind”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Nënkryetari i ri organizativ i PDK-së më herët kishte qenë anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe kryetar i Komunës së Ferizajt.