PDK-ja “bllokon” sërish RTK-në

26.03.2017 17:10
PDK-ja “bllokon” sërish RTK-në

Partia Demokratike e Kosovës, po zhvillon punimet e Konventës së Tetë të partisë, ndërkohë që Transmetuesi Publik i Kosovës (RTK), i ka dhënë hapësirë mediale kësaj konvente në dy kanalet e saj, në RTK1 dhe RTK3 .

E për tu transmetuar Konventa e Tetë e PDK-së në televizionin shtetëror të Kosovës, është “bllokuar” skema programore e RTK-së. Në kanalet RTK1 dhe RTK3 janë ndërprerë skemat e rregullta programore, njofton Insajderi.

Radio Televizioni i Kosovës më parë kishte transmetuar edhe në edicione të lajmeve disa video-inçizime të sponsorizuara që Veseli i kishte publikuar në llogarinë e tij në Facebook, duke dal më vonë me arsyetimin se kanë qenë gabime teknike.

Edhe të shtunën, punimet e kësaj konvente të PDK-së janë transmetuar në RTK1 DHE RTK3./Insajderi.com