PDK gjen partnerin për balotazh në Mitrovicë

08.11.2017 09:57
PDK gjen partnerin për balotazh në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) ka lidhur koalicion me Aleancën për Ardhmërin e Kosovës, (AAK), për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 nëntor.

“Marrëveshja e sotme për zgjedhjet lokale, e nënshkruar për koalicion me AAK-në, është rikonfirmim i ndryshimit që tashmë është duke ndodhur, për Mitrovicën ndryshe, për më shumë investime, më shumë vende pune e mundësi punësimi, më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe jetë më të mirë të qytetarëve të Mitrovicës në mandatin e ardhshëm”, theksoi Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kreun e komunës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Avni Kastrati, kryetari i degës së PDK-së dhe kandidatja e kësaj parti për kryetare të komunës, Valdete Idrizi, ndërsa nga ana e AAK-së, marrëveshjen e  nënshkroi kryetari i degës, Esat Peci. /Insajderi.com