PDK fushatën e fillon në Mitrovicë

PDK fushatën e fillon në Mitrovicë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar për aktivitetin e PDK-së nesër kur edhe fillon fushata për zgjedhjet lokale.

Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se PDK ka dashur ta ndryshojë traditën e mëhershme, duke ndërmarrë një fushatë që ka në qendër të vëmendjes qytetarin.

“Fushata jonë do të nisë në të gjitha komunat ku ne kandidojmë”, tha ai.

“Të gjithë kandidatët do të jenë në mesditë në takime të drejtpërdrejta me qytetarët, derë më derë dhe dorë më dorë”.

Krasniqi njoftoi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nesër do të jetë në Mitrovicë për t’u takuar drejtpërdrejt me qytetarët.

“Ne besojmë se kjo fushatë zgjedhore është një fushatë që po ashtu do të shoqërohet me tubime më klasike dhe tradicionale, theksoj se mbi të gjitha fokusi kryesor i  PDK-së, i kandidatëve tonë, do të jetë padyshim qytetari”.

Për fund, ai thirri për një fushatë të qetë, të drejtë dhe demokratike dhe një proces zgjedhor që do të tejkalojë për nga mbarëvajtja edhe procesin e 11 qershorit që, sipas tij, ka qenë i shkëlqyeshëm