PDK flet rreth koalicionit me LDK në Podujevë

PDK flet rreth koalicionit me LDK në Podujevë

Dega e PDK-së në Podujevë ka demantuar lajmet se PDK në këtë qytet do bëjë koalicion me LDK-në. Në këtë komunikat PDK thotë se qarkullimin e informacioneve të tilla janë shpifje për të mashtruar qytetarët.

“Përsëri, këto lajme janë duke vazhduar si tendencë për të shkaktuar huti tek qytetarët. Së fundmi, jemi dëshmitarë të përfoljes së anëtarit të Kryesisë së Degës së PDK –së në Podujevë, z. Bashkim Latifi. Me këtë rast, në respekt të qytetarëve të Podujevës, por edhe për t’u treguar atyre grupeve që duan të ndotin garën demokratike, Partia Demokratike e Kosovës dega në Podujevë, dhe vet z. Bashkim Latifi jep edhe njëherë”.

“Ne, Partia Demokratike e Kosovës dega në Podujevë jemi përgatitur, që me ekipin më të mirë, dhe me kandidatin për kryetar të Podujevës, që me vlerat e tij është krenari e Podujevës, z. Hajredin Hyseni, t’i fitojmë zgjedhjet. Jo se na duhet patjetër të jemi në pushtet, por se Podujeva dhe qytetarët e saj vujnë pasojat e një keqqeverisje kronike shumëvjeçare e cila ka degraduar secilin segment të jetës në Podujevë.”

Më tej thuhet se PDK-në Podujevë nuk do të bëjë asnjëherë kolaiconin me LDK-në që sipas tyre kanë gënjyer dhe keqpërdorur qytetarët.

“Ne asnjëherë, në asnjë rrethanë, më asnjë kusht, nuk bëjmë koalicion me dy kategori të dëmshme në skenën politike në Podujevë: me ata që me qeverisjen 17 vjeçare, e kanë vjedhur, gënjyer e keqpërdorur qytetarin e Podujevës dhe me ata që s’kanë asgjë tjetër në vlerat e tyre përpos përdorimit si mjet politik, shkatërrimin e pronës publike dhe institucioneve, sulmet banale, gënjeshtrën, mashtrimin dhe lajmet e rrejshme”, thuhet në komunikatën e PDK-së.