PDK e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme

PDK e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar një deklaratë politike në Konventën e tetë zgjedhore të saj, përmes së cilës kanë rikonfirmuar qëndrimin se janë të gatshëm për zgjedhje parlamentare, kurdo që ato mbahen.

“PDK është e përgatitur për zgjedhjet lokale dhe në bashkëpunim e koordinim të plotë me degët do të nominojë kandidatët më të mirë dhe më profesionalë, të cilët do të dalin fitues në shumicën e komunave të Kosovës”.

“PDK është e gatshme për zgjedhjet parlamentare, qoftë në afatin e rregullt, por edhe më herët, nëse për këtë ka dakordim nga i gjithë spektri politik”, thuhet në pikat 5 dhe 6 të deklaratës.