PDK dorëzon përsëri kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit

PDK dorëzon përsëri kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prishtinë, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim penal kundër kryetarit të Prishtinë Shpend Ahmetit, për dhënie e pronës komunale në shfrytëzim pa shpallje publike.

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, pasi ka dorëzuar kallëzimin penal ka thënë se Shpend Ahmeti së bashku me ish-drejtoreshën e Arsimit Arbërie Nagavci dhe drejtorin për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër Dren Kukajn, të cilët kanë dhënë në shfrytëzim pronën pa u hapur ankand publik.

Cakolli tha se ata kanë abuzuar me shkollat, ku Shpend Ahmeti ka favorizuar militantë e Vetëvendosjes, për të bërë pazare dhe për të abuzuar me çerdhe dhe shkollat.

Ndërsa, avokati Skënder Musa tregon se kanë ngritur kallëzim penal ndaj drejtorisë së Arsimit dhe drejtorisë për çështje Pronësore, të cilat kanë dhënie pronës komunale në shfrytëzim pa shpallje publike, por vetëm janë bërë nga zgjedhja individuale, në të cilat ka shkelje ligjore dhe krim të organizuar.