PDK dhe Nisma zyrtarizojnë mbështetjen për AAK-në në Gjakovë

PDK dhe Nisma zyrtarizojnë mbështetjen për AAK-në në Gjakovë

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, deputeti Hajdar Beqaj është paraqitur në tubimin e AAK-së në Gjakovë.

Beqaj ka kërkuar që gjakovarët në balotazhin e 19 nëntorit ta votojnë kandidatin e AAK-së Adrian Gjini për Kryetar të Komunës.

Në tubim është bërë e ditur se në mbështetje të Gjinit për Gjakovë është edhe NISMA për Kosovën.

Përveç PDK-së dhe NISMA-s, kandidati i AAK-së Adrian Gjini ka marrë mbështetjen edhe të PSHDK-së, për kryetar të Gjakovës.