PDK dhe LDK mohojnë zgjedhjet e parakohshme

Problemet e brendshme të koalicionit qeverisës për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi nuk e i bëjnë dy partitë opozitare, LDK dhe PDK të mendojnë për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

PDK dhe LDK mohojnë zgjedhjet e parakohshme

Zërat për këtë temë janë shtuar pas 1 shtatorit, ani pse qëndrimet janë të ndryshme brenda partisë më të madhe në vend, PDK-së.

Për dallim nga bashkëpartiakët e tij, njëri nga njerëzit më me ndikim në këtë parti, Xhavit Haliti, thotë se Kosova në asnjë variant nuk është e gatshme për zgjedhje.

Kategorik kundër zgjedhjeve shprehet edhe partneri i PDK-së në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i ka thënë RTK-së se koalicioni PDK-LDK është i qëndrueshëm.

“Nuk ka kurrfarë indikacioni që për shkak të demarkacionit do të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Abrashi.