PDK bën kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit

PDK bën kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka dërguar sot në Prokurorinë Speciale kallëzim kundër Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba, Drejtorit të Financave në Komunën e Prishtinës, Ismail Kokaj, si dhe kundër ish-sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se ka dyshime të bazuara se personat e apostrofuar në padi, kanë kryer veprat penale “Krim i Organizuar”.

Dega e PDK-së në Prishtinë, ngreh dyshime se këta kanë kryer veprat penale “Krim i Organizuar”, ku me dashje direkte dhe me vetëdije, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të grupit të organizuar.

PDK përmes një komunikate për media ka dhënë treguar edhe për një rast ku sipas këtij subjekti politik është lëshuar leje nderimit kundërligjshëm.

“Rasti i njëjtë, sipas PDK-së së Prishtinës, është edhe në lagjen “Arbëria”, afër objektit të ri të komunës, ku edhe pse qytetarët i posedojnë lejet urbanistike prej vitit 2006, Komuna e  Prishtinës i penalizon duke mos ju lëshuar leje ndërtimore. Gjithashtu, në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit nr.04/L-110 për Ndërtim dhe në kundërshtim me Planin Rregullues, Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje ndërtimi në hapësirë gjelbëruese në lagjen “Bregu i Diellit”, konkretisht në Rrugën B”, thuhet në komunikatë.

Sipas PDK-së personat e dyshuar, në bazë të preferencave partiake u kanë lëshuar leje ndërtimore militantëve partiakë dhe grupeve të interesit të afërta me zyrtarët e Vetëvendosjes, ku pastaj në diskutim dhe marrëveshje me të dyshuarit e tjerë u kanë mohuar lejet e ndërtimit qytetarëve të Prishtinës në kushte të barabarta, ndërsa militantëve të partisë u është lejuar leja e ndërtimit në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, me qëllim që të sigurohen se të gjitha shërbimet që kryhen brenda komunës të jenë të kontrolluara nga partia e tyre përmes të dyshuarve dhe personave të punësuar me qëllim të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të veprimtarisë kriminale.