PDK arrin koalicion me këtë parti për balotazh

PDK arrin koalicion me këtë parti për balotazh

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetar komunash po afrohet për ato qytet ku do të ketë balotazh.

Garë me 19 nëntor do të ketë edhe në Vushtrri. Postin e të parit të komunës e synojnë kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi dhe Xhafer Tahiri i LDK-së.

Derisa i pari ka arritur ujdi për koalicion me AAK-në, i dyti po vazhdon negociatat për të marrë mbështetjen e disa partive tjera.

“Është një bashkëqeverisje në nivel qendror dhe besojë se do të jetë një lidhje ma organike dhe besojë që edhe kandidati Idrizi e përcakton një frymë të moderuar”, ka thënë Tahiri.

Idrizi ka thënë më tej për Klan Kosovën se pret që të marr mbështetje edhe nga disa partitë të tjera.

“LB, Nismën dhe Partinë e Drejtësisë, ndërkaq jemi në bisedime edhe me AKR-në”, ka thënë Idrizi.