PDK akuzon opozitën se po i djeg zyret e partive në pushtet

PDK akuzon opozitën se po i djeg zyret e partive në pushtet

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, djegia e selive të partisë së tyre dhe asaj të Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëhet nga një siç e kanë quajtur “segement i dështuar politik”.

Kësisoj partia e drejtuar nga presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, i është referuar partive opozitare, si fajtor për djegien e selive.

“Djegia e selive të partive politike (PDK dhe LDK) në një demokraci qytetare, janë shenja të hapura të një tentative për shantazhe dhe ardhje në pushtet me dhunë nga një segment i dështuar politik”, thuhet në komunikatën e partisë më të madhe në vend.

PDK nëpërmjet kësaj komunikate, raporton Insajderi, ka ftuar të gjithë partitë politike që sic thuhet në komunikatë “të tregojnë arsye dhe zhvillojnë komunikim brenda institucioneve”.

I kanë ftuar edhe qytetarët që të mos bëjnë veprime të dhunshme.

“Kërkojmë që institucionet e drejtësisë të gjejnë aktorët e këtyre veprave të dhunshme që të përballen me ligjin”, thuhet në komunikatë.