PD: Të mos u mohohet e drejta e votës komisionarëve që kanë punuar me sprej

PD: Të mos u mohohet e drejta e votës komisionarëve që kanë punuar me sprej

Partia e Drejtësisë, dega Vushtrri, reagon lidhur me mos lejimin e komisionarëve të cilët kanë punuar me sprej, edhe pse gishtat tregues nuk iu janë spërkatur.

Kërkojmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të merr masa adekuate për qendrat e votimit në mënyrë që t’u mos u mohohet e drejta kushtetuese për të votuar.

KQZ duhet që të merr apo të del me një vendim që ua mundëson anëtarëve të Qendrave të votimit që mos t’u mohohet kjo e drejtë pasi ata nuk kanë votuar më parë por kanë qenë në vendin e tyre të punës duke përdorur sprejn.