“Pavarësisht kundërshtimeve të VV-së, nuk i lejuam qytetarët në izolim“

“Pavarësisht kundërshtimeve të VV-së, nuk i lejuam qytetarët në izolim“

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit është lajm i mirë për qytetarët e vendit.

Ajo ka shtuar se PDK e ka ditur rëndësinë e kësaj dite, dhe gjithashtu e ka ditur që sot do të kalojë kjo ështje, pavarësisht si tha ajo kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ashtu sic e kemi thënë qysh në mëngjes, në si PDK, kemi qenë të bindur se dita e sotme ka qenë shumë e rëndësishme, dhe kemi qenë të bindur se do të kalojë, pavarësisht tentativave të VV-së që ta ndalojë. Dua të potencojë koncensusin e partive, që mos t’i izolojnë qytetarët e Kosovës. Ditët në vijim do të kemi lajme shumë të mira për Kosovën“, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka shtuar se tashmë mbetet luftimi i korrupsionit në mënyrë që të liberalizohen vizat.

 

“Për liberalizim të vizave ne kemi edhe kushtin e luftimit të korrupsionit. Por, jam e bindur që do të ketë lajme shumë të mira“