Patjetër një kinez në skuadër

26.01.2016 14:56
Patjetër një kinez në skuadër

Që nga viti tjetër top 10 ekipet e ligës së dytë të futbollit portugez, do të duhet ta kenë të paktën një kinez në ekip. Kjo është marrveshja që ka bërë kompania “Ledman” nga Kina e cila do ta sponzorizojë ligën e dytë të Portugalisë.

Në marrveshje thuhet që secili nga top ekipet e kësaj lige duhet të transferojë një kinez për ta patur në përbërjet e ekipt të parë të tyre, që nga sezoni i ardhshëm, deri në përfundim të marrveshjës së sponzorizuar.

Lojtarët kinez në Evropë kanë shumë pak hapsirë, per shkak të parametrave dhe cilësisë jo optimale për ligat Evropiane, të cilat fokusin kryesor të tregut e kanë në Amerikën Latine dhe Afrikë.
Por, kjo po shihet si një tendencë e kinezëve për të inkuadruar futbollistët e tyre në Evropë, pikërisht përmes ekonomisë.