A pati koalicion VV me Listën Serbe?

A pati koalicion VV me Listën Serbe?

Deputetja e VV-së Aida Dërguti, i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetit të LDK-së Naser Rugova se Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë ka lidhur koalicion me Listën Serbe.

Sipas Dërgutit, VV ka kandiduar e vetme në Kamenicë, ndërsa ka akuzuar kandidatin e LDK-së atje Shaip Surdullin se ka ftuar qytetarët të mos votojnë Qëndron Kastratin, babain e të cilit e ka quajtur terrorist.

“Deputeti Naser Rugova bëri shpifje për koalicionin me Listën Serbe në Kamenicë. Kjo është e pavërtetë. LVV nuk ka pasur kurrfarë koalicioni atje. Ka qenë kandidati i LDK-së ai që ka thënë të mos e përkrahin Qëndron Kastratin djalin e terroristit”, tha Dërguti.

Naser Rugova nga foltorja e Kuvendit e akuzoi sot Vetëvendosjen për pazare me Listën Serbe, duke pohuar se kështu fitoi kandidati i saj për kryetar në Kamenicë.