Pasuria e ministrit dhe vitet e tij të frytshme – brenda 10 viteve blenë shtëpi dhe banesë215 mijë euro

Pasuria e ministrit dhe vitet e tij të frytshme – brenda 10 viteve blenë shtëpi dhe banesë215 mijë euro

Tre trualli tokë, një banesë, një shtëpi dhe një parcelë tok, kjo është vetëm pasuria e paluajtshme e Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, raporton Insajderi.

Ministri i Arsimit që vije nga radhët e Nismës duket se i ka marrë mjaftë kohë aplikacioni i Agjencisë Kundër Korrupsionit për të paraqitur pasurinë e tij. Ai në deklarimin e tij si pasuri të paluajtshme ka bërë gjashtë deklarime.

Ai posedon një banesë prej 117 metrave katror, vlera e të cilës është cilësuar si 105 mijë euro, prejardhja e të cilës ka ardhur nga familja dhe biznesi. Ai ka deklaruar se për ta blerë këtë banesë i janë dashur 10 vjet kohë që ta fitojë këtë pasuri. Blerja e kësaj banese ka ardhur nga vitet 2007 deri tek 2017 që duket të kenë qenë mjaftë të frytshme.

Vitet e fundit Bytyqit i kanë mundësuar edhe blerjen e një shtëpie me sipërfaqe prej 250 metra katror. Të ardhurat e familjes nga biznesi që nga viti 2014 deri në vitin 2017 i kanë mundësuar atij blerjen e shtëpisë që vlera e saj është cilësuar si 110 mijë euro.

Pasuria e Bytyqit vazhdon edhe me truall. Ai posedon tre të tillë. Dy prej të cilave thotë se i ka nga të ardhurat e familjes ndërsa një tjetër e ka trashëgim. Ministri posedon edhe një tokë me sipërfaqe prej 500 metra katror edhe këtë thotë se e ka të trashëguar, shkruan Insajderi.

Të ardhurat nga familja dhe biznesi i kanë mundësuar Bytyqit të ketë edhe dy vetura. Një mercedes me vlerë të 20 mijë eurove dhe një Mazda2 që i takon bashkëshortes së tij me vlerë prej 10 mijë eurove.

Ministri në deklarimin e tij në AKK ka treguar se posedon 50 për qind të aksioneve të kompaninë “Vala Consulting”, pronësi e të cilës janë fëmijët e tij. Ai ka të deponuara edhe 10 mijë euro në ProCredit Bank. Teksa i ka borxh të njëjtës bankë 22 mijë euro për kredi e cila ka kohëzgjatje prej 7 viteve.

Gjithashtu ai ka kredi edhe në bankën TEB vlera e të cilës është 5 mijë euro dhe ka afat për t’i kthyer për 3 vite.

Bytyqi të hyra vjetore nga paga e ministrit merr 13 mijë e 200 euro, bashkëshortja e saj nga INSIG merr 6 mijë euro, ndërsa nga biznesi që është në pronësi të fëmijëve të hyrat vjetori e kapin shumën e 50 mijë eurove./Insajderi.com