Pasuria e ish-kryeministrit Bajram Kosumi – merr pagë prej dy universiteteve

Pasuria e ish-kryeministrit Bajram Kosumi – merr pagë prej dy universiteteve

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka deklaruar pasurinë e tij, ku figuron se para të gatshme në institucionet financiare i ka 58 mijë e 500 euro.

Kosumi, përveç Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ku është rektor, ai ka deklaruar se merr pagë edhe nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Nga Universiteti i Gjilanit ai merr pagë vjetore prej 26 mijë euro, kurse nga Universiteti i Prishtinës merr pagën vjetore prej 4 mijë e 500 euro.

Gruaja e tij punon në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) dhe merr pagë vjetore afro 6 mijë e 500 euro.

Pasuri të paluatjshme Kosumi ka deklaruar rreth 150 mijë euro. Aty përfshihen dy troje, një banesë dhe shtëpia së bashku me tokën./Insajderi.com