Pasuria e Eminemit arrin në 190 mln dollarë

Pasuria e Eminemit arrin në 190 mln dollarë

Eminem e ka dominuar skenën e rapit dhe hip-hopit që nga debutimi i tij dhe nuk e ka ndërmend të ndalet. I lindur më 17 tetor 1972, Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers, u zhvendos përfundimisht në Detroit të Miçiganit, ku filloi të merrej me muzikë. Ai filloi të merrte pjesë në disa konkurse të rapit dhe shumë shpejt bëri emër në skenë.

Eminemi e lansoi albumin e tij debutues  ‘Infinite’ në vitin 1996, pasuar nga  ‘Slim Shady EP’ vitin e ardhshëm. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me producentin Dr. Dre, ai filloi të shfaqë popullaritetin në vitin 1999 me “The Slim Shady LP”, me të cilin ai e fitoi shpërblimin e parë Grammy për albumin më të mirë Rap. E, albumi i tij “Marshall Mathers LP’, vazhdon të jetë albumi më i shitur hip-hop në histori.

Në nëntor të vitit 2002, Eminemi aktroi në filmin ‘8 Mile’, film i bazuar në jetën personale të reperit. Duke pasur parasysh suksesin e tij gjatë viteve, Eminemi ka një pasuri të konsiderueshme. Sipas vlerësimeve, pasuria e Eminemit arrin 190 milionë dollarë.