“Pastrimi” i lë në bërllok familjet me raste sociale

22.01.2016 17:17
“Pastrimi” i lë në bërllok familjet me raste sociale

Trotuaret në të dyja anët e rrugës në Lagjen e Dëshmorëve në fshatin Ballofc të Podujevës janë mbushur përplot me mbeturina, pasi kompania “Pastrimi” i ka kushtëzuar banorët për të paguar këtë shërbim.

Banorët e objekteve prej llamarine thonë se janë raste sociale dhe nuk kanë mundësi që t’ia paguajnë faturat prej 5 eurosh kësaj kompanie, shkruan “Llapi.info” raporton “Insajderi”

Në anën tjetër, zyrtarët e “Pastrimit” thonë se aty ka banorë që kanë të ardhura shumë të mëdha dhe se deri në 10 familje mund t’i lirojnë. Kurse në Komunën e Podujevës kanë paralajmëruar se do të bëjnë një inspektim në këtë lagje për të parë se kush mundet e kush jo për të paguar shërbimin e mbeturinave.

Banorët e këtyre objekteve montazh thonë se janë në rrezik edhe nga qentë endacakë të cilët mblidhen te mbeturinat.