Pasojat e panikut në “Beerfest”

Pasojat e panikut në “Beerfest”

Nga të shtënat me armë zjarri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, derisa po zhvillohej festivali i birrës “Beerfest”, u lënduan disa qytetarë nga paniku.

Pasojat e këtij paniku kanë mbetur në sheshin e Prishtinës ku ishin mbledhur të festonin mijëra të rinj kryeqytetas.

Mbathje të humbura të njerëzve që kanë ikur nga paniku kanë mbetur në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Insajderi. Tashmë, disa prej tyre janë kthyer dhe po i kërkojnë ato.

Një 15-vjeçar është plagosur nga të shtënat me armë, ka njoftuar para pak minutave Policia e Kosovës. /Insajderi.com