Pasi hyri me furgon mes turmës, vozitësi therë këmbësorët në Urën e Londrës

Pasi hyri me furgon mes turmës, vozitësi therë këmbësorët në Urën e Londrës

Londra tashmë është në panikë totale. Policia ka bllokuar gjysmën e qytetit dhe ka izoluar të gjithë Urën e Londrës, pasi aty një furgon i bardhë hyri mes këmbësorëve duke shkaktuar disa të lënduar.

The Sun dhe BBC raportojnë se mbi 7 veta deri më tani janë parë të shtrirë në tokë dhe ata janë therur. Dyshohet se vozitësi ende i paidentifikuar i furgonit ka dalë nga furgoni dhe ka filluar të therë këmbësorët.

Mediat në Angli raportojnë se përpos shoferit të furgonit janë edhe dy deri tre veta të tjerë që janë përfshirë në therjen e këmbësorëve.

Gjithashtu janë dëgjuar gjithashtu të shtëna armësh që mendohet se janë përdorur nga policia, sipas të gjitha gjasave për të penguar aktin e vozitësit të furgonit. /Insajderi.com