Pasi diagnostikohet me kancer në fyt, vret shokun që i mësoi duhanin

30.08.2017 11:43
Pasi diagnostikohet me kancer në fyt, vret shokun që i mësoi duhanin

Një burrë indian i diagnostikuar me kancer të fytit dyshohet se ka qëlluar për vdekje kolegun e tij i cili e “prezantoi” me cigaren.

Personat në fjalë, të dy rreth moshës 25 vjeç punonin si kuzhinierë në një restorant në Delhi, pronësi kjo e fundit e kunatit të vrasësit të supozuar sipas Hindistan Times.

Sipas burimeve të policisë vrasësi me emrin Mustakeem Ahmedi vazhdimisht ishte xheloz për kolegun e tij  i njohur me emrin Inayat, për faktin se ishte më i sukseshëm në punë.

“Ndonëse Ahmedi dhe Inayat ishin miq në vendin e punës, Inayat thuhet se ishte më i mirë në punën që bënte dhe njëkohësisht ishte një nga më të preferuarit e pronarit të restorantit”, tha komisariati i policisë, Sibesh Singh.

Mësohet se Ahmed përveçse duhanit dhe puros, konsumonte edhe marijuanë nën ndikimin e Inayat. Z. Singh shprehet: “Me kalimin e kohës, Ahmedi ka mësuar se vuan nga kanceri në fyt dhe Ahmedi ndërkohë ka pohuar se mjeku i ka thënë atij se vuante nga sëmundja në fjalë për shkak të pirjes së duhanit”.

Ahmedi u qëllua dhe hetuesit thanë se ai u kthye në fshatin e tij të lindjes Amroha në Uttar Pradesh, ku bleu një armë dhe disa fishekë.

“Ai praktikonte fillimisht qitjen në fshatin e tij, para se të kthehej në Delhi disa ditë më parë”, tha z. Singh. ”

Ahmedi e ka qëlluar Inayat-in në restorantin ku punonin së bashku.U transportua me shpejtësi për në spital, por ndërroi jetë për të plagëve të shumta. Ahmedi u arratis, por u arrestua nga policia javën e kaluar, gjatë vizitës tek një i afërm i tij për të marrë para borxh.