Pas Xhakës, edhe Balaj kërcënon De Biasin

Pas Xhakës, edhe Balaj kërcënon De Biasin

Nuk është vetëm Taulant Xhaka i pakënaqur me mos aktivizimin nga Gianni De Biasi. Edhe sulmuesi shkodran, Bekim Balaj kërkon nga italiani që të jetë titullar në ndeshjet e ardhshme

Bekim Balaj si duket nuk është shumë i lumtur që nuk është zgjedhja e parë e Gianni de Biasit.

Sulmuesi shkodran është autori i fundit i dy golave që ka shënuar Shqipërisë, ndaj Maqedonisë dhe së fundi Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sulmuesi i ekipit çeçen,  Terek Grozny pretë nga strategu italian që në ndeshjen e ardhshme ndaj Izraelit ta inkuadroj si titullar.

“Dëshira ime është që të luaj çdo ndeshje dhe në çdo sfidë që luaj jap maksimumin për të qenë në fushë ndeshjen e radhës. Nuk është vetëm Kombëtarja, por edhe ecuria me klubin. Vendimet e trajnerit nuk diskutohen”, ka deklaruar Balaj për TVSH-në.

“Si do të ndiheshit nëse De Biazi do t’u thoshte që do jeni në stol për ndeshjen në Izrael? Nuk do të më vinte mirë, por sigurisht që do të ulesha në stol për të qenë gati në pjesën e dytë”, ka deklaruar ai.

Së fundit në Kombëtaren janë shfaqur shumë pakënaqësi rreth aktivizimit. Taulant Xhaka ka braktisur Kombëtaren pasi nuk ishte inkuadruar në humbjen e Shqipërisë ndaj Italisë.