Pas transferimit të Salah, Liverpool kërkon talentin gjerman

Pas transferimit të Salah, Liverpool kërkon talentin gjerman

Max Meyer është vëzhguar nga skautët e skuadrës angleze Liverpool në Kampionatin Europian U21 në Poloni, raporton Daily Star.

Mesfushori 21-vjeçar i Schalkes ka ndihmuar Gjermaninë që të arrijë në gjysmëfinale, ku ata do të luajnë ndaj Anglisë të martën.

Pas blerjes së Mohammed Salah nga Roma, Liverpool synon të përforcohet edhe më shumë për fillimin e stinorit të ri.

Prej se Jurgen Klopp e ka marrë drejtimin e skuadrës angleze, fokusi për transferime i Liverpoolit është kthyer në Gjermani, prej ku Klopp ka transferuar Joel Matip, Loris Karius dhe Roberto Firminon. /Insajderi.com