Pas thyerjes së partisë, Albin Kurti del në terren

Pas thyerjes së partisë, Albin Kurti del në terren

Pas largimit të shumë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i kësaj partie, Albin Kurti, ka vendosur që të zhvillojë takime nëpër teren me qytetarë të vendit.

Ai gjatë ditës së sotme ka qëndruar në fshatin Stanoc të Epërm të Vushtrrisë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ku fshat ka qenë dikur bastion i PDK-së, por që sipas tij kohëve të fundit, janë anëtarsuar në Vetëvendosje, 75 banorë të këtij fshati.

“Në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë, dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Vetëm sot u anëtarësuan 75 banorë të këtij fshati në Lëvizjen tonë.

Bashkë me deputetin Xhelal Sveçla ishim në tubimin që u mbajt në lokalet e shkollës fillore “Migjeni” në këtë fshat. Nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, Koordinatori i Qendrës sonë, Ali Jonuzi, asamblisti e profesori Ymer Haradinaj dhe unë, ju drejtuam të pranishmëve dhe bashkëbiseduam me ta për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin organizativ të VETËVENDOSJE!-s. Strukturat tona po e rrisin anëtarësinë gjë që po e dinamizon Lëvizjen”, ka shkruar Kurti.