BE: Pas targave, është koha e Asociacionit

BE: Pas targave, është koha e Asociacionit

Bashkimi Evropian përmes një njoftimi ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për tabelat mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.

BE ka bërë thirrje gjithashtu të nisin bisedimet edhe për telekomin, asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe energjinë.

“Bashkimi Evropian mirëpret të arriturat e bisedimeve të sotme dhe këshillon palët që të vazhdojnë progresin në gjitha punët e mbetura, veçanërisht për Telecomin, Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe në energji”, thuhet në njoftimin Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit.

“Sa i përket telekomit, ka pasur bisedime dhe progres në elementet kyçe të implementimit. Palët janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet më 26 shtator në Bruksel nën mbikëqyrjen e BE-së”, mes tjerash në njoftim. /Insajderi.com