Pas shpërthimit të skandalit, rritet çmimi i mishit në Kosovë

Pas shpërthimit të skandalit, rritet çmimi i mishit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar ‘Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit’ për muajin shkurt krahasuar me çmimet e muajit janar të këtij viti. Sipas publikimit çmimet e konsumit kanë shënuar një ngritje.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të disa produktëve ushqimore, në mesin e të cilave është ngritur edhe çmimi i mishit krahasuar me muajin janar, kështu çmimi i mishit për muajin shkurt është ngritur me 0.8 përqind.

Gushtin e vitit të kaluar, një sasi mishi prej 20 tonësh me etiketat e firmës “Vanlommel” është sekuestruar në kufirin e Kosovës. Kjo pasi mishit të destinuar për konsumatorin tonë i kishte skaduar afati i përdorimit.

E adresë në Kosovë për pranimin e këtij mishi ka qenë kompania “Euro IDA”, kompania e njëjtë e përfshirë në skandalin “Veviba”.

Pas shpërthimit të skandalit të mishit në Belgjikë javën e kaluar, Insajderi zbuloi se kompania “Euro Ida” nga Rahoveci kishte importuar mish gjedhi nga kompania belge “Veviba”, mishi i të cilës ishte konstatuar të jetë i prishur nga autoritetet belge. /Insajderi.com