Pas protestës me minifunde, shoferët lejohen të veshin pantallona të shkurtra

Pas protestës me minifunde, shoferët lejohen të veshin pantallona të shkurtra

Shoferët francezë të autobusëve kanë fituar të drejtën të veshin pantallona të shkurtra në punë pasi kishin veshur në shenjë proteste minifunde për një ditë, për shkak të motit shumë të nxehtë.

Shoferët e qytetit të Francës, Nantes, ishin të zemëruar pse duhet të vishnin pantallona sipas rregullave të rrepta edhe nën temperatura shumë të larta, ndërsa koleget e tyre gra mund të tregonin këmbët e tyre, shkruan The Local France.

Në fund bosët e kompanisë së autobusëve u pajtuan dhe thanë se do të ndryshonin politikat e uniformës.

Në një deklaratë nga kompania thuhet se punëtorët do të lejohet të veshin pantallona të shkurtra përderisa presin për një uniformë të re, përderisa iu përmbahen ngjyrave bardh dhe bezhë. /Insajderi.com