Pas Prizrenit, PDK humb për herë të parë edhe në një bastion

19.11.2017 22:28
Pas Prizrenit, PDK humb për herë të parë edhe në një bastion

Zenun Elezaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kryetar i ardhshëm i komunës së Klinës.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e balotazhit me 100% të votave të procesuara, Zenun Elezaj ka marrë 52.64% të votave.

Kandidati i AAK-së ka triumfuar ndaj kandidatit të PDK-së, Sokol Bashotës i cili ka marrë 47.36% të votave.