Pas Pogbas, United dëshiron të rikthejë një tjetër lojtar

Pas Pogbas, United dëshiron të rikthejë një tjetër lojtar

Paul Pogba mund të mos mbetet lojtari i vetëm që është rikthyer tek “Djajtë e Kuq”.  Ekipi i Jose Mourinohs është duke menduar që të transferojë mesfushorin e Leicester City, Danny Drinkëater.

Mesfushori i kampionëve të Anglisë ka qenë lojtar i Manchester United në moshë të re ndërsa ishte refuzuar nga klubi para katër viteve, shkruan The Sun.

Mourinho ka shpenzuar shumë këtë verë me transferimin e Paul Pogbas dhe Henrikh Mkhitarayan por klubi ka ende para për të shpenzuar.  United ka pësuar tre humbje në tre ndeshjet e fundit duke alarmuar tifozët./Insajderi.com