Pas një jave në rënie – Bitcoin nis javën me rritje

Pas një jave në rënie – Bitcoin nis javën me rritje

Çmimit të monedhës virtuale Bitcoin i ra dukshëm pas iniciativës së Koresë së Jugut për ta ndaluar tregtimin e saj, por çmimi u stabilizua prapë.

Krahasuar me çmimin para një jave Bitcoin kishte një çmim prej 8540 dollarë amerikan, ndërsa sot vlera e monedhës së Bitcoin është 8700 dollarë.

Pra, çmimi i monedhës brenda pak ditësh është ngritur vetëm për 160 dollarë.

Çmimi i valutës virtuale Bitcoin arriti një rekord të lartë prej 19.850 dollarë në fund të dhjetorit, të vitit që lamë pas, por më pas pati një rënie të madhe duke rënë nën 12 mijë dollarë, brenda disa ditësh.

Por, ajo befasoi edhe më shumë me rënie në fillim të shkurtit të këtij viti duke rënë nga 10 mijë dollarë në 6 mijë dollarë për monedhë. /Insajderi.com