Pas miratimit të demarkacionit, Veseli tregon kur pritet të liberalizohen vizat

Pas miratimit të demarkacionit, Veseli tregon kur pritet të liberalizohen vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në fund të këtij viti pritet të liberalizohen vizat për Kosovën.

“Ajo çfarë është vlerësim i joni i përbashkët është se kriteri kryesor për liberalizimin e vizave është plotësuar. Unë besoj se brenda fundit të këtij viti do të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tonë brenda kufijve të Bashkimit Evropian”, ka thënë Veseli.

Veseli ka falënderuar BE-në dhe SHBA-të pas miratimit të demarkacionit.

“Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë zyrtarët e Bashkimit Evropian, sidomos zonjën Apostolova dhe ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie”, ka thënë Veseli.

Me 80 vota pro, minimumin e nevojshëm, Kuvendi miratoi sot demarkacionin pas pesë herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz nga Vetëvendosje. /Insajderi.com